Presidenti i FIFAs shprehu mbështetjen për Armand Dukën, pas vendosjes së tritolit në derën e shtëpisë së këtij të fundit.
Përmes një letre, Gianni Infantino tha se kreu i FSHF-së ka mbështetjen e futbollit ndërkombëtar në këtë moment delikat.
Lajmin e bëri të ditur Federata Shqiptare e Futbollit në faqen zyrtare në Facebook.
Më 24 janar një sasi tritoli shpërtheu në derën e jashtme të shtëpisë së Armando Dukës.
Tritoli vjen në prag të zgjedhjeve për presidentin e FSHF-së, më 2 mars.
Këto zgjedhje kanë nxitur edhe përplasje të forta mes presidentit aktual Armand Duka dhe kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Veliaj u kërkoi anëtarëve të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, të votojnë Eduard Prodanin për kryetarin e saj.