albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home SPORT

Zgjedhjet në FSHF/ De Biasi flet për “Breaking”: Politika të qëndrojë e distancuar, pas eksplozivit mora Dukën në telefon

by Editor
January 28, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri më i suksesshëm i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, ka dhënë një intervistë për emisionin Breaking në Top News ditën e sotme.

Lidhur me përplasjet e fundit në vend për Presidencën e Federatës Shqiptare të Futbollit, De Biasi tha se politika duhet të qëndrojë e distancuar nga sporti.

Ai gjithashtu tregoi se e telefonoi menjëherë Armand Dukën pas sulmit me eksploziv që u bë në derën e banesës së tij.

RELATED STORIES

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

September 18, 2024
Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

September 17, 2024

“Gjithmonë kemi kaluar shumë mirë, me shumë miqësi, jam shumë i nderuar që kam qenë pjesë e atij sistemi. I kam dërguar një mesazh Presidentit Armand Duka pasi i vunë eksploziv, është diçka që nuk e besoj dot, është çmenduri, nuk e di si mund të ndodhë diçka e tillë. Është bërë diçka ndaj një personi që unë besoj se ka bërë shumë për futbollin në Shqipëri. Askush në futbollin shqiptar nuk ka arritur aq shumë, në nivele të tilla që të jetë pjesë e bordit drejtues të UEFA-s. Kjo është e rëndësishme për të gjithë futbollin në Shqipëri,” tha De Biasi.

Si funksionon në vende të tjera

“Futbolli është i pavarur, dhe politika duhet të jetë e distancuar nga sporti. Kjo nuk ndodh në vende të tjera. Unë e kuptoj se të gjithë duan të afrohen pranë Federatës se ka marrëdhënie të rëndësishme kombëtare, ka gjëra që bëhen me shumë para,” tha trajneri.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL