Një ditë pas vdekjes së Liljana Semës nga i ftohti në fshatin Ferras të Fierrit, familjarët e saj shprehen se ajo i kaloi ditët e fundit të jetës së saj në një shtëpi që i ngjante më shumë një kasolleje, pa bukë e drita.
67 vjeçarja dyshohet se vdiq nga i ftohti, ndërsa djali i saj që punon dhe jeton në Itali shprehet për mediat se e ndihmonte me aq sa mundej por rroga e tij nuk mjaftonte. Ai tha se nëna e tij mblidhte kanaçe për të siguruar jetesën dhe ishte paguese e rregullt e energjisë elektrike.
Përfaqësues i OSHEE-së ka sqaruar për ‘Fax News’ se ndërprerja e dritave është kryer pasi e ndjera ishte debitore dhe nuk kishte paguar rregullisht, ndërkohë nga ana tjetër djali i Liljanës pretendon se ka fatura që e ëma ka paguar deri në dhjetor 2021.
Motra e Liljanës e dëshpëruar për humbjen e saj, tha për kamerat se ajo kishte vuajtur tërë jetën e sëmurë dhe pa kushte të mira jetese, duke shtuar se djemtë e saj nuk e kishin ndihmuar.
Intervistat:
Vëllai i Liljanës: Ja kishin prerë dritat, vdiq nga ftohma. Ta shikonit ju si ka jetuar motra ime! Kishte 3 fëmijë, dy djem e një vajzë në Itali. Se ndihmonte askush, Bashkia I mori tokën e nuk ja dha fare lekët.
Djali i Lilianës: Isha në Itali dhe erdha, kishte 3 ditë që kishte vdekur. Mamaja ime ka patur një pension 70 mijë lekë, mblidhte kanaçe sa për të paguar dritat. Unë si djali sa kam pasur mundësi i kam dhënë, me një rrogë që nuk mjaftonte për të ardhur.
Vuante nga zemra, tensioni. Ajo i ka paguar dritat deri në dhjetor, këta thonë jo. Unë i kam librezat, edhe një rezistencë që kishte nuk kishte ku ta lidhte, ja pata blerë për ditëlindje.
Ajo e donte shtëpinë e saj, nuk ngacmonte njeri. Po bëja luftë për cdo gjë!
Ceremoninë e varrimit e kam hequr vetë dhe disa njerëz që më kanë ndihmuar. Unë 2 3 herë vija në muaj, rrija ndonjë natë. Kemi folur një natë nga Levani e këtu, nënë e bir e asnjë lloj shqetësimi s ka pasur.
Motra e Liljanës: Vetë e sëmurë gjithë jetën, me burrë të sëmurë. Kishte dy djem, nuk e ndihmonin fare. Ndërroi jetë aty, dha shpirt në atë kasolle nga ftohma, cfarë binte jashtë, hynte brenda.
Përfaqësues i OSHEE-së:Unë dua tu shpreh ngushëllime familjarëve, dhe dua të qartësoj se kontrata që posedonte zonja, është debitore dhe aktualisht që po flasim dhe ka qenë prej një periudhe të gjatë.
Punonjësi i OSHEE-së që bën leximin e matjeve, nuk ka asnjë formular që tregon se ajo ka paguar