Për çiftin nga Vlora që tentuan të grabisin argjendarinë në Shkodër, gjykata ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat”. Bëhet fjalë për shtetasit Anisa Hoxhaj dhe Arben Hoxhaj.
Arben Hoxhaj dhe Anisa Hoxhaj ranë në prangat e policisë dy ditë më parë. Ata tentuan të grabisin një argjendari në lagjen e njohur si “Dollari” në Shkodër.
Çifti Hoxhaj u kanë hedhur lëndë djegëse në fytyrë pronarëve të argjendarisë në momentin që kanë hasur kundërshtinë e tyre.
Gruaja nxjerr me shpejtësi një spray paralizues dhe iu hedh në fytyrë pronarit dhe shitëses, ndërsa bashkëshorti i saj tenton të marrë bizhuteritë.
Por pavarësisht tentativës, pronari i argjendarisë i ka ndjekur bashkë me shitësen, duke i ndaluar në hyrje të dyqanit.