albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

EMRI/ I shpallur në kërkim për drogë, kapet 33-vjeçari në Lezhë/ Ja si tentoi t’i arratisej policisë

by Editor
January 31, 2022
Reading Time: 3 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Lezhë

Finalizohet nga Policia e Lezhës, operacioni policor i koduar “BAOFENG”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 14 vjet burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Procedohet penalisht për veprën penale “Moskallëzim krimi”, drejtuesi i mjetit në të cilin udhëtonte si pasagjer shtetasi në kërkim.

Sekuestrohen një armë të ftohtë (thikë) dhe 1 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, së në një automjet që lëvizte në drejtim të Lezhës, qarkullonte një shtetas në kërkim, kanë organizuar menjëherë punën dhe në dalje të Lezhës, kanë lokalizuar mjetin e dyshuar, duke finalizuar me sukses operacionin “BAOFENG”, në kuadër të të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

-Fatjon Marku, 33 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, duke qarkulluar si pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin F. K., i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, por pas disa minutash ndjekjeje, në bashkëpunim me shërbimet e qarkullimit rrugor, është bërë i mundur ndalimi i mjetit.

Shtetasi Fatjon Marku ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vitin 2018, I ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, me vendimin e datës 28.12.2021, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e ka dënuar me 14 vite burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë të ftohtë (thikë) dhe 1 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë.

Në përfundim të veprimeve u procedua penalisht edhe drejtuesi i mjetit, shtetasi F. K., për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Prodhimi, shitja, mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” në ngarkim të shtetasit Fatjon Marku dhe për veprën penale “Moskallëzim krimi” në ngarkim të shtetasit F. K.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL