albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Rritja e çmimit të energjisë, flet Kurti: Jemi në një pozicion të vështirë, por jo për fajin tonë!

by Editor
January 31, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për protestën që u mbajt të shtunën në Prishtinë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Kurti ka thënë se sot është dita e fundit për dërgimin e komenteve te Zyra e Rregullatorit të Energjisë kundër apo pro propozimit të tyre për shtrenjtimin e energjisë.

“Besoj që deri në orën 16 sot do të ketë mjaftueshëm komente te Zyra e Rregullatorit të Energjisë, në mënyrë që të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme, në këtë krizë energjetike. Nuk është e mundur që të mos kemi as subvencion, as shtrenjtim e as shkyçje, andaj duhet të jemi sa më shumë bashkëpunëtorë që të dalim së bashku nga kjo situatë. Ne jemi në këtë pozitë jo për fajin tonë, pasi që çmimi i energjisë elektrike është ngritur edhe në bursën ndërkombëtare dhe kemi më shumë se dy dekada që kemi pasur zhvatje në KEK dhe jo vetëm”, tha Kurti.

RELATED STORIES

EMRI/ Rexhë Byberi në arrest shtëpie, caktohet kryetarja e komanduar e bashkisë së Tropojës

EMRI/ Rexhë Byberi në arrest shtëpie, caktohet kryetarja e komanduar e bashkisë së Tropojës

September 17, 2024
Skema e diplomave false nga universiteti “Wisdom”, kush është zyrtarja e Arsimit që u korruptua me një çantë “Louis vuitton” 1200 euro

Skema e diplomave false nga universiteti “Wisdom”, kush është zyrtarja e Arsimit që u korruptua me një çantë “Louis vuitton” 1200 euro

September 17, 2024

Ai ka folur edhe për vizitën e Escobar dhe Lajçak në Kosovë, ku ka thënë se do të jetë hera e parë që do të takohet me të dërguarin special për Ballkanin, Gabriel Escobar, pasi me të ka biseduar vetëm me anë të telefonit.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL