BB VIP – Jemi në muajin shkurt, në muajin e dashurisë. E për këtë arsye, “Vëllai i Madh” u ka kërkuar banorëve që të tregojnë historitë e tyre të bukura të dashurisë. Yjet kanë rrëfyer nga puthja e tyre e parë, pëlqimet dhe lidhjet e para.
Donald Veshaj ka zgjedhur që rrëfejë një situatë gjatë periudhës së gjimnazit, ku ai ishte i dashuruar me një vajzë që ishte në një lidhje. Ai tha se vajza e la të dashurin e saj për të dhe ata krijuan një lidhje së bashku.
Aktori i humorit rrëfeu se atë e ndiqte një person me makinë dhe kur ky e vuri re u përlesh me të, por që personi në fjalë e denoncoi në polici.
“Më denoncoi, por nuk ishte diçka serioze, dhashë deklaratën time dhe aq. Por kam qenë shumë xheloz, i sëmurë fare”, u shpreh Donaldi, i cili tani është në një lidhje me Beatrix Ramosajn.