Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendimin e ndërmjetëm, për kërkesën e presidentit Meta, për ndryshimin e trupës gjykuese.
Kushtetuesja ka marrë vendim që asnjë prej gjyqtarëve nuk duhet të largohet nga çështja për shkarkimin e Metës, pavarësisht pretendimeve nga presidenti.
Vendimi i Kushtetueses për mosndryshimin e trupës gjykuese është marrë në mënyrë unanime.
Në këtë mënyrë është gjykuar e pabazuar kërkesa për përjashtimin e gjyqtarëve: Marsida Xhaferllari, Eksa Toska, Përparim Kalo, Sonila Bejtja dhe ASltin Binaj.
Seanca për shkarkimin e Metës ka nisur që prej orës 10:00, ku fillimishrt përfaqësuesi ligjor i presidentit, Bledar Dervishaj kërkoi ndryshimin e trupës gjykuese, që në fakt do të sillte bllokimin e procesit, sa kohë që Kushtetuesja përbëhet prej 9 anëtarësh.
Tashmë seanca është duke vijuar me dëgjimin e pretendimeve të përfaqësueses së Kuvendit.