Konkurrentja e re e “Për’puthen”, Laureta Zyba, e cila është motra e Rrushes, tërhoqi menjëherë vëmendjen e mediave. Kjo për shkak të së shkuarës së saj problematike, ku ishte përfshirë disa herë në ngjarje kriminale të rënda.
Zyba ka qenë e arrestuar në Prishtinë pasi dyshohej se kishte bashkëpunuar me tre shtetas të huaj, të dyshuar për vrasje të kryera jashtë vendit. Mediat në Kosovë raportojnë gjithashtu se dyshohej gjithashtu për prostitucion me grupe kriminale të Malit të Zi.
Lidhur me këtë ka reaguar vetë konkurrentja duke shkruar: “Paqe, Dashuri, shëndet në jetë kjo ka rëndësi se të kaluarën mbetet vetëm eksperiencë, ju rujt Zoti.”
/ABCNEWS.AL