albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Lulzim Basha ngelet pa kandidatë/ Emra vetëm në 4 bashki. E refuzon Saimir Koreshi në Lushnje

by Editor
February 1, 2022
Reading Time: 3 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Lulzim Basha ende nuk ka mundur të zyrtarizojë emrat e tij për garën e 6 marsit ku pritet të zhvillohen zgjedhjet në 6 bashki. Burime zyrtare nga PD-ja e Bashës i thanë CNA.al se Luan Haka është emri që Basha do kandidojë për Bashkinë e Dibrës, ndërsa kryetarin e komanduar të Durrësit Luan Hoti do të jetë kandidati për kryetar bashkie në qytetin bregdetar.

Në Shkodër janë në skenarin e Bashës tre emra Xhemal Bushati, i cili ende nuk ka konfirmuar kandidimin e tij, me gjithë kembnguljen e Bashës si dhe dy zonja Izmira Ulqinaku dhe Nevila Xhindi.

Në Rrogozhinë emri që pritej ishte Shkelqim Hoxha, një personazh grotesk dhe skandaloz, që duket se e ka braktisur Lulin dhe s’ka pranuar të hyjë në garë në momentet e fundit. Mësohet se sot sërish Hoxha ka vazhduar negociatat me Bashën. Një tjetër emër i dikutuar është Ferdiand Saraçi si kandidat i mundshëm i Lulzim Bashës për Bashkinë e Rrogozhinës.

RELATED STORIES

Gjykata e Lartë merr vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha

Berisha: Edi Rama hajduti më i madh i historisë, i dha vëllait të tij 37 mijë m2 tokë

September 17, 2024
Berisha-Ramës: O hajdut, të mbron Dumani dhe banda kriminale e Skapit, por nuk ka forcë në botë që të mbrojë nga ndëshkimi i shqiptarëve

Berisha-Ramës: O hajdut, të mbron Dumani dhe banda kriminale e Skapit, por nuk ka forcë në botë që të mbrojë nga ndëshkimi i shqiptarëve

September 17, 2024
cna lajme politike

Në Bashkinë e Lushnjës Saimir Korreshi  s’ka pranuar kandidimin për Bashkinë, duke mbajtur mandatin e tij të deputetit. Basha dhe të tijët në degën e Lushnjës ende janë pa një emër konkret.

Në Bashkinë Vorë Lulzim Basha ende s’ka mundur të sigurojë një emër kur është në momentet e fundit të afateve për publikimin e kandidatëve.

Janë vetëm 32 ditë fushatë për çdo emër nga dita e sotme dhe Basha po përballet me faktin se në disa Bashki nuk po gjen dot kandidatë pasi nuk i pranojnë që të jenë përfaqësues të tij, për më tepër të dalin të tretët dhe humbës të garantuar në garën e 6 marsit.

Socialistët kanë zyrtarizuar kandidatët për 5 bashkitë që janë pa kryetar, Vorën, Rrogozhinën, Durrësin, Dibrën dhe Shkodrën, ndërsa kandidati për Lushnjen pritet të bëhet ditën e nesërme publike. Nga ana tjetër, edhe ish kryeministri Sali Berisha i ka zyrtarizuar 6 kandidaturat e tij, të cilët dolën nga primaret që u mbajtën dje.

Ndërkohë që ai që nuk ka nxjerrë akoma asnjë emër është Lulzim Basha. Luli si gjithmonë i treti, sepse gjithmonë lufton për të qenë i dyti dhe jo për fitues.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL