Presidenti nuk do të ndalet në betejën e tij kundër mazhorancës, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Këshilltari ligjor i presidentit, Bledar Dervishaj menjëherë pas mbylljes së seancës dëgjimore nga Gjykatës Kushtetuese ka bërë publike hapin e radhës së presidentit.
Ai deklaroi para mediave se do të padisë në Prokurori, Kuvendin e Shqipërisë për “manipulimin e provës shkencore më 4 shkurt 2021”.
“U provua se Kuvendi edhe së fundmi depozitoi prova të manipuluar me qëllimin që të rrëzohen pretendimet e kreut të shtetit dhe kur kjo ndodh nga Kuvendi i Shqipërisë, çfarë mund të mendojnë ne se çfarë ndodh në organet e tjera, por që trajtojnë të drejta themelore, presidenti Meta ka vendosur t’i drejtohet prokurorisë për një procedurë hetimore për këtë shkak ashtu si kurse është e drejtë e Gjykatës që të marrë një vendim, për manipulimin e shkresës në 4 shkurt2022”, tha Dervishaj.
Pjesë nga konkluzionet e lexuara nga Bledi Dervishaj
Parlamenti e gëzon të drejtën e hetimit por ky proces duhet të bazohet në Rregullore dhe Kushtetutë. Ky proces nisi dhe përfundoi në bazë të urdhërit politik dhe në mungesë të lëndës juridike. Presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje, dhe aq më pak të rëndë, kushtetuese
Shkeljet proceduriale kanë qënë të shumta, të vazhdueshme dhe të pambulueshme nga ana e Kuvendit , çka e bënë këtë vendim nul. Kryetarja e komisionit të ligjeve nuk ka tagër që të marrë përsipër vullnetin e deputetëve të legjislaturës së 9.
Provat e marra nëpërmjet një procesi jo ligjor, janë të papërdorshme dhe produkti i bazuar mbi to është i pavlefshëm. Ne pretendojmë pavlevfshmëri të vendimit. E drejta për t’u dëgjuar nuk mund të zëvendësohet. Shkelja e procedurës ka vendosur një standard të rrezikshëm dhe gjykata duhet të shprehet. Nuk mund të shkelet kurrë procedura për interesa politike.
Veprimtaria e presidenit ka qënë mbi palët, pasi ka sensibilizuar fort autoritetet dhe forcat politike për një proces të rregullt zgjedhor. Ai kurrë nuk ka mbajtur anë. Meta ka kritikuar edhe lidershpin e opozitës për bojkotet parlamentare dhe mospjesmarrjen e zgjedhjeve. Meta ka bërë thirrje dhe ka nxitur palët për të respektuar arrëveshjen e 5 qershorit. Angazhimi i presidenit për mbrojtjen e procesit zgjedhor janë të faktuar në provat që kemi depozituar.
Opinionet e Presidentit nuk mund të censurohen nga askush, por natyrshëm edhe tonalitetit emocionale janë një e drejtë e ushtrimit të fjalës. Thirrjet e presidentit për mbrojtjen e votës janë në kontribut i shtuar për procesin e rregullt zgjedhor. Kushdo që donte ta shihte presidentin pasiv ndaj vjedhjes së parave publike apo përdorjen e administratës në zgjedhje mbështet vendosjen e diktaturës.
Presidenti është përballur me një situatë të rëndë se ai i presidentit rumun, pasi sulmohej drejtëpërdrejtë Kushtetuta, zgjedhjet dhe pavarësia e institucioneve. Vendi ka qënë në një krizë anormale pas djegies së mandate nga opozita dhe kapjen e të gjitha pushteteve (qëndror dhe lokal) nga ana e mazhorancës.
Presidenti nuk ka ndërhyrë në kompetencat e parlamentit, e kunderta ka ndodhur. Presidenti ka kërkuar gjithmonë bashkëpunim.
Sjellja e Presidenti është shkaktuar nga të gjitha zhvillimet që po cënonin Kushtetutën, kaosin politike dhe atë social. Kuvendit po bën agjitacion dhe propagande.
I kërkojmë Gjykatës Kushtetuese të vendosë si të papajtueshëm me kushtetutën dhe shfuqizim vendimin e komisionit të ligjeve, ngritjen e komisiont hetimor, miratimin e raportit dhe vendimin e shkarkimit të presidentit nga ana parlamenti. Këto akte të kuvendit duhen shfuqizuar për një cështje që nuk duhet të ekzistonte.