Lufta brenda llojit me sa duket do të jetë e egër dhe Sali Berisha e ka dëshmuar këtë në Sukth teksa propozoi përpara demokratëve kandidatin e tij për bashkinë e Durrësir, Ardian Muka. Ndonëse në të gjashtë bashkitë grupimi i foltores do të garojë formalisht nën siglën e koalicionit “Shtëpia e lirisë”, ky emërtim nuk dukej aspak në rekuizitën e mitingut. Edhe podiumi i oratorëve edhe sfondi pas tyre, edhe flamujtë e pjesmarrësve dominoheshin nga bluja e PD-së, nga sigla historike e partisë. Edhe sllogani: Bashke sjellim shpresen dhe fitojme” ishte ne sfondin tredicional te PD.
Pra kjo do të përbëjë një rast të rallë që dy grupime konkurojnë faktikisht me të njëjtën sigël dhe të njëjtin emër: “Partia Demokratike. Nëse fraksioni i Bashës përsërit përditë se i takon vetëm atyre ti përdorin këto simbole, grupimi i Berishës po i sfidon rëndë duke bërë edhe ai fushatë si PD dhe duke e harruar fare koalicionin “de jure” që e lejoi të futej në zgjedhje.
Me siguri që kjo situatë absurde do të përfundojë me ankimim në gjykata duke i dhënë edhe njëherë mundësinë pushtetit të Edi Ramës ti vijë në ndihmë Lulzim Bashës, ashtu sikurse po bën me zvarritjen e procesit të rregjistrimit të Kuvendit Kombëtar të Komisionit të rithemelimit, apo me vendimin se kë duhet të njohë KQZ. Poshtë mund të shikoni sfondin e mitingut të Berishës në Sukth dhe atë me të cilin deputeti Flamur Hoxha prezantoi në Vorë, në një sallë të mbyllur kandidatin Ymer Marku.