albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

FOTO/ Lajm i madh/ Saimir Korreshi braktis Lulzim Bashën, del në fushatë me kandidatin e Sali Berishës në Lushnje

by Editor
February 8, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 marsit me dy kandidatë për çdo bashki. Një përfaqëson PD e drejtuar nga Lulzim Basha dhe tjetri “fraksionin” e Sali Berishës, i cili është futur në koalicion me LSI dhe ka përzgjedhur kandidatët e vetë për 6 bashkitë.

Në Lushnje PD ka si kandidat Indrit Sefën, ndërsa Grupi i Rithemelimit Elton Banon.

Në redaksinë e newsbomb.al kanë mbërritur disa foto që tregojnë se deputeti i PD Saimir Korreshi mbështet dhe bën fushatë për kandidatin e Sali Berishës, Elton Bano. Sipas dërguesit, fotot janë shkrepur dje në Lushnje dhe Korreshi shihet krah Banos duke takuar banorë të qytetit.

Por pas një verifikimi të bërë nga ana jonë, del se foto e Korreshit me Elton Banon janë bërë 31 mars 2021 dhe nuk janë aktuale. Po ashtu, nga verifikimet e newsbomb.al ka dalë se dërguesi është një mbështetës i Sali Berishës dhe Grupit të Rithemelimit. Më poshtë dhe fotot që ai ka dërguar në redaksi.

RELATED STORIES

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

September 17, 2024
EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

September 17, 2024

Nuk është i qartë qëllimi se përse denoncuesi i ka dërguar këto foto për Korreshin dhe Banon, kur vetë është mbështetës i Sali Berishës dhe i Elton Banos./NB

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL