Në ditët e fundit të Luftës se Dytë Botërore, në Japoni u shfaqën KAMIKAZËT, të cilët ishin pilotë, që sulmonin luftanijet amerikane me avionët e tyre.
Në mungesë të municioneve, pak para kapitullimit të Japonisë, kamikazët përplasnin avionet e tyre mbi bordet e luftanijeve amerikane dhe vdisnin bashkë me shpërthimin e avionit.
Prandaj këta u quajtën PILOTËT E VDEKJES.
Ishte përpjekja e fundit e Japonisë, për të mos humbur luftën, por gjithëçka shkoi dëm, se Japonia kapitulloi, pas dy bombave atomike, që hodhi Amerika, më 06 Gusht 1945 në Hiroshima dhe më 09 Gusht 1945 në Nagasaki.
Ja edhe Lulzim Basha, po bën përpjekjen e fundit, për t’i shpëtuar fundit të tij, të pashmangshëm e të turpshëm !
Ka hedhur në sulm 6 kamikazë të tij, në Zgjedhjet e Pjesshme Lokale të 6 Marsit 2022.
E dijnë që do të humbin, e dijnë që s’do të fitojnë, e dijnë që demokratët nuk do t’i votojnë, por për të mbrojtur nderin e rrënuar keqas të Lulzim Bashës, pranojnë të sakrifikojnë vehten, për të marrë falenderimet pavlerë, përgëzimet e padenja, apo ndonjë shpërblim të pamerituar nga shefi i tyre i mbaruar, Lulzim Basha.
Këta 6 kamikazët e Bashës, historia pluraliste e Shqipërisë do t’i dënojë si tradhëtarë të opozitarizmit shqiptar, si besëprerë të kauzës opozitare, që u rreshtuan
në të njëjtin front me ata të regjimit qeveritar autokrat të E*Dramës, kundër opozitës.
Turpi do t’i mbulojë edhe pas vdekjes, këta aventurierë për karrierë, që “sulmuan” e tradhëtuan familjen e tyre të madhe demokrate.