albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

“Truri i atentatit” në vrasjen e 19-vjeçarit grek/ Greqia lëshon urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj 20-vjeçarit shqiptar

by Editor
February 9, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Greqia ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar për 20-vjeçarin shqiptar i cili konsiderohet si truri i atenatit të vrasjes së 19-vjeçarit greke Alkis Kampanos në Selanik. Shteti grek pretendon se i riu shqiptar fshihet në vendin tonë pas vrasjes brutale të Alkis Kampanos nga një grup tifozësh.

Kërkesa për ekstradimin e 20-vjeçarit shqiptar ka mbërritur dje në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë. Ndërsa ka nisur edhe procesi për gjetjen dhe arrestimin e tij. Hetimet kanë nisur nga pikat kufitare por për momentin nuk ka asnjë informacion.

Mediat greke pretendojnë se i riu nuk është arratisur i vetëm drejt Shqipërisë po është ndihmuar nga njerëz të tjerë. I riu shqiptar është 11-të në listën e huliganëve që morën pjesë në sulmin ndaj Alkis Kampanos në 1 shkurt të këtij viti. Ai është i vetmi që nuk është arrestuar, pas dorëzimit të “Athinasit” ditën e djeshme.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

Çfarë thonë huliganët për shqiptarët, ‘trurin e atentatit’?

Të gjithë huliganët e arrestuar për vrasjen e 19 vjeçarit grek, bëjnë fajtor për vrasjen e 19 vjeçarin grek, të riun grek me iniciale G.K si dhe shqiptarin që është shpallur në kërkim si ‘trurin’ e këtij atentati. Ndërkaq, 25-vjeçari “Athinas” i cili u dorëzua dje tek autoritetet greke, i quajtur Alexandros Velalopoulos, konsiderohet si huligan i ashpër i skuadrës së PAOK-ut. Velalopoulos, i cili jeton në një zonë të Athinës, vitin e kaluar ka jetuar në Selanik, ku ka punuar si transportues. Ndaj tij ka rënë versioni se ka shkuar në Selanik me qëllimin për të marrë pjesë në vrasjen e Alkisit.  Në të njëjtën kohë, të arrestuarit e tjerë janë përfshirë në lojë rrëfimesh duke dhënë versione të ndryshme të ngjarjes së rëndë që ndodhi në orët e para të datës 1 shkurtit. Ndërkaq, shqiptari tjetër i arrestuar, 23-vjeç ka pranuar se ka qenë i pranishëm në vendngjarje por si autor të vrasjes ai konsideron 21-vjeçarin grek, G.K.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL