albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Sekuestrohen mbi 3 ton kafe kontrabandë në Kukës, procedohen tre persona

by Editor
February 11, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Sekuestrohen mbi 3 ton kafe kontrabandë në Kukës, procedohen tre persona
Share on FacebookShare on Twitter

Tre persona janë proceduar penalisht në Kukës, ndërsa janë sekuestruar 3 ton e 519 kilogramë kafe!

 

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në pronën e shtetasit M.B., të marrë në përdorim nga shtetasi D.J., u gjetën dhe sekuestruan 123 kilogramë kafe të ndara në paketime me mbishkrime të ndryshme.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

 

Më pas, policia ka ushtruar kontroll në magazinën e shtetasit Q.B., ku gjetën dhe sekuestruan 2 tonë e 280 kilogramë kafe kokës dhe 1 ton e 116 kilogramë kafe të paketuara.

 

Njoftimi i policisë

 

“Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në ambientet në pronësi të shtetasit M.B., të marrë në përdorim nga shtetasi D. J., u gjetën dhe u sekuestruan 123 kilogramë kafe, të ndara në paketime, me mbishkrime të ndryshme.

 

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e shtetasit Q.B., gjetën dhe sekuestruan 2 tonë e 280 kilogramë kafe e pa përpunuar (kokërr) dhe 1 tonë e 116 kilogramë kafe, të ndara në paketime me mbishkrime të ndryshme.

 

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, proceduan shtetasit D. J., Q.B., dhe M. B., për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave””.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

 

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL