Nga portali Timoni.al
Nisur nga debati në emionin “Open” të Eni Vasilit, ku Ergys Mërtiri u bullizua dhe u diskretitua nga Andi Bushati, kur e shikon këtë shfaqje aspak dinjitoze nga aspaketi i mëshirës dhe solidariteti njerëzor, çdo kush ka ndier keqardhje për Mërtirin që mbi të gjitha është dhe një besimtar mysliman praktikant i deklaruar. Në realitetin njerëzor midis qënieve duket të ketë dialog dhe mirëkuptim edhe në momentet kur mendimet nuk pajtohen.
Për Zotin njeriu është qënia më e lartësuar në tokë. Po e përmendim Zotin për të shkundur sadopak nga mpirja që i ka shkaktuar Ergys Mërtirit egoizmi dhe dëshira për të qënë në qendër të vemëndjes. Po themi në qendër të vemendjes dhe nuk po themi dëshira për të qenë në botën e ndryrë të pazare dhe poshtërisive të politikës. Zoti i paralajmëron njerëzit dhe besimtarët që mos të afrohen në ato vepra apo punë që nuk kanë dijeni. Dhe këtë këshillë Ergysi si besimtar nëse nuke ka lexuar e hasur nëpër ligjërimet e hoxhallarëve nëpër Xhamia.
Pra Ergysi para se të dal të mbroj publikisht çdo gabim, pazar, poshtërsi dhe mëkat të Bashës duhet që të ftilllohet se ku ka hyrë dhe pse ka hyrë. Nëse ndërgjegjia është e shëndoshë në rastë të tilla, ka momente që një njeri me logjikë dhe sidomos me besim duhet të thotë Jo. Jo nuk e bëj. Nuk i them të zezës të bardhë. Nuk mbroj pazarët e Lulzim Bashës, kur lënë në rrugë mijëra familje dhe nuk e prish rehatinë e tij.
Kurse Ergysi si një besimtar praktikant nisur nga një këshillë tjetër që është themeli i besimit islam ku thuhet: Fto në të mirë dhe ndalo të keqen ose largohu nga e keqja, duhet të distancohej me kohë nga veprimet djallëzore të Lulzim Bashës. Pra në thelb problemi nuk është tek Lulzim Basha që është në punë e tij, në misionin e tij në rrugës e së keqes por problemi është tek Ergysi që pranon të mbroj të keqen. Ergysit si besimtar nuk i lejohet që të legjitimoj poshtërsitë e Lulzim Bashës jo se njerëzit nuk i dinë dhe nuk i kuptojnë ato por Ergysi si besimtar ka një llogari me Zotin në botën e përtejme.
Nisur nga këto premisa veprimet që bën Ergysi publikisht që kanë si burim mendimin dhe mendimi prodhohet nga devotshmëria, kuptohet qartë që Ergysi si njeri ka probleme me veten e tij. Ergysi është besimtar po nuk është i devotshëm. Është mysliman por nuk është “mumin”. Sepse në do të kishte cilësitë të forta të një beismtari të rregullt nuk do të nxinte fytyrën e tij për të mbrojtur zullumet e një politikani.
Pra Egysi e ka merituar poshtërimin që i bëri Zoti dje në mbrëmje dhe si sebep solli Andi Bushatin. Mërtirin nuk e flliqi Bushati aspak por e turpëroi Zoti për marrëveshjen e ulët që ka bërë për dy kacidhe dhe për të nxjerr dytyrën në televizor duke harruar disa kritere të forta të besimit.
A e di Ergysi që Basha është i sponsorizuar nga një grupim ose xhamat që lufton fenë dhe mohon Zotin dhe në doktrinën e tyre kanë si qëllim shkatërrimin e familjes dhe promovimin e homoseksulaizmit?! Nuk po themi që Basha apo njeriu i tij më i afërt ka prirje homoseksuale por ata i shërbejnë një fryme që është kundër parimeve të fesë që beson me gojë Ergysi dhe nuk e praktikon siç duhet.
A e di Ergysi që zullmet e Bashës po shkatërrojnë Shqipërinë që me pazaret e tij me Ramën po largoi rinia se nuk shikon shpresë tek opozita që përfaqëson Luli?!- A e di Ergysi që kunati i Bashës merr tendera miliona dhe qindra miliona euro nga Rama ndërsa demokratët janë pa punë dhe të diskreminuar nga pushteti. A e di Ergysi që Basha merr 200 mijë euro për të futur në listë për deputet?- Pra janë të gjitha këto zullume që Ergysi për hatër të ndonjë benefiti financiar është hutuar nga dora e shejtanit dhe ka harruar parimet e besimit të tij.
Ok, të gjithë janë nevojtar dhe kanë nevojë për para por nuk mund të mërret ajo para që të bën të shkelësh mbi veten dhe karakterin tënd. Ky shkrim mund të duket si gjykim moralisht por në thelb është një lexim i ngjarjes aspak të denjë të shfaqjes që i ndodhi mbrëmë një besimtari. Në këtë mënyrë Zoti i dha një mësim Ergysit për të kuptuar që është rrugën e gabuar dhe nuk mund të mbrohet djalli në çdo veprim që kryen.