albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

FOTO/ Mashtrues- Demokratët e Shkodrës masakrojnë Enkelejd Alibeajn

by Editor
February 14, 2022
Reading Time: 5 mins read
0
FOTO/ Mashtrues- Demokratët e Shkodrës masakrojnë Enkelejd Alibeajn
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i shkarkuar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i vetmuar dhe i braktisur nga demokratët, për çdo largim ka gjetur një “zgjidhje”, Enkelejd Alibeajn.

Sa herë që dikush braktis Bashën, ai e zëvëndëson duke komanduar deputetin Alibeaj, të cilit deri tani i ka dhënë pesë detyra.

Ndërkohë, së fundi, “zëvëndësi” i Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeaj, ka sulmuar ish-kryeministrin dhe liderin historik të demokratëve, Sali Berisha.

RELATED STORIES

Gjykata e Lartë merr vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha

Berisha: Edi Rama hajduti më i madh i historisë, i dha vëllait të tij 37 mijë m2 tokë

September 17, 2024
Berisha-Ramës: O hajdut, të mbron Dumani dhe banda kriminale e Skapit, por nuk ka forcë në botë që të mbrojë nga ndëshkimi i shqiptarëve

Berisha-Ramës: O hajdut, të mbron Dumani dhe banda kriminale e Skapit, por nuk ka forcë në botë që të mbrojë nga ndëshkimi i shqiptarëve

September 17, 2024

Në një postim në rrjetet sociale, ish-ministri i Berishës, Enkeljed Alibeaj akuzon ish-kryeministrin se po i shërben Edi Ramës.

“Që prej 9 shtatorit, Sali Berisha, për të hequr vëmendjen nga non grata e tij për korrupsion, ka nisur një fushatë të turpshme shpifjesh e mashtrimesh kundër lidershpit të PD. Ndërsa hedh mashtrime nga më ordineret, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij vazhdojnë të pasurohen duke bashkëpunuar me Edi Ramën dhe qeverinë e tij.

Edi Ramës i duhet një njeri si Sali Berisha, ish-kryeministri i vetëm në Europë i shpallur non grata për korrupsion, një njeri i izoluar nga SHBA dhe BE. Prandaj Rama i ka vënë në dispozicion gjithë makinerinë e propagandës së tij duke bashkëpunuar më së miri me të, siç ndodh dhe në këtë komunikim të kapur nga mediat ku Flamur Noka bashkërendon me Ulsi Manjën dhe Lindita Nikollen.

Nga njëra anë ndajnë pazare dhe koordinojnë luftën kundër PD, nga ana tjetër foltorexhinjte non-grata sulmojnë lidershipin e PD. Kushdo me sy në ballë e mend në kokë e kupton tashmë se në Shqipëri ka vetëm një opozitë, që është PD. Rama dhe Berisha janë njësoj. Zgjidh Ramën dhe merr edhe Berishën. Zgjidh Berishën dhe merr Ramën.”-shkruan Alibeaj.

LEXO EDHE:  Meta President/Artan Hoxha ka një ngushëllim dhe një mesazh të fortë

Por, pas këtij postimi demokratët kanë “shpërthyer” në komente kundër Enkelejd Alibeajt, duke e quajtur mashtrues dhe tradhëtar.

“O eunuku i Bashukut!

O mjeran, po ku ke prapanicë ti të krahasohesh me Berishen!

Laper!”-shkruan një komentues.

Më tej një tjetër shkruan “Z.deputet, të shpallesh i pa dëshiruar për të hyrë në USA nga materialet e dërguara nga Delina Fico dhe ty të pëlqen kjo situatë, bëhesh i pa besueshëm edhe nuk ke asnje të drejtë të përmendesh emrin Berisha.”

Gjithashtu një komentues shkruan “O gjeneral i ushtrisë së vdekur ti je nje mashtrues ordiner gënjeshtar dhe servil, mosmirënjohes dhe të pabesë. Ju jeni turpi i demokratëve, të ka dhënë Lul kimiku shumë grada prandaj sillesh si servil, por do ta shifni me datë 6 mars sa ju vlen lëkura, ju jeni njerëz që skeni moral dhe dinjitet.”

Po ashtu një demokrat shkruan “Kush është lider i PD? Po çfarë je ti dhe liderrr-i në PD? Ku ishit ju deri në 2005 kur ju solli Sala andej nga ku dhe vetë se dinit që do bëheshit njerëz ndonjë ditë? Ju jeni të gjithë pa përjashtim faqezinj , të ndyrë e të pacipë , o lodrat e sorrës plakë dhe ushtarët e bindur të kryerileshasit Rama, o turpi i historisë politike shqiptare”.

“Ti nuk ke fytyrë të flasësh për Doktorin. Je ministri më i pa sukseshëm i Partisë Demokratike.”-shkruan një tjetër demokrat.

Më poshtë disa nga komentet:

             

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL