albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Renditja e kandidatëve në fletën e votimit

by Editor
February 14, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Renditja e kandidatëve  në fletën e votimit
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë mbetur edhe 20 ditë nga zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar edhe fletën e votimit në 6 bashkitë.

Sipas një shorti në Shkodër, e para renditet Majlinda Angoni e PS, i dyti Bardh Spahia nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë” dhe i treti Xhemal Bushati nga PD.

Në Durrës, i pari renditet Ardian Muka i ‘Shtëpia e Lirisë’, e dyta Emiriana Sako e PS dhe i treti Luan Hoti, i PD.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Në fletën e votimit për Bashkinë Lushnjë e para renditet kandidatja e PS Eriselda Sefa, i dyti kandidati i PD Indrit Sefa dhe i treti kandidatit i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” Elton Bano

Në Dibër fleta e votimit ka 4 kandidatë; i pari renditet Premtim Kryemadhi i ‘Shtëpia e Lirisë’, i dyti Luan Haka i PD, i treti Rahim Spahiu i PS dhe i katërti Drian Torba nga partia Lëvizja e Re.

Në fletën e votimit për bashkinë e Vorës, i pari renditet kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ Lulzim Vrana, i dyti kandidati i PS Blerim Sheraj dhe i treti kandidati i PD, Ymer Marku

Ndërsa në Rrogozhinë, shorti ka përcaktuar të parin Ferdinand Saraçin e PD, të dytin Edison Memollën e PS dhe të tretin Hekuran Xhanin nga “Shtëpia e Lirisë”.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL