albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

FOTO-VIDEO/ Tronditet Greqia, këta janë prindërit që varrosën në kuti djalin e tyre

by Editor
February 15, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
FOTO-VIDEO/ Tronditet Greqia, këta janë prindërit që varrosën në kuti djalin e tyre
Share on FacebookShare on Twitter

Një nënë 29-vjeçare dhe partneri i saj polak 33-vjeçar të arrestuar pak ditë më parë për vrasjen makabre të djalit të saj 7-vjeçar Andrea kanë dalë ditën e sotme para trupit gjykues.

Dy të pandehurit janë dërguar në gjykatë nën masa të forta sigurie. Sipas mediave greke 33-vjeçari pritet të rrëfejë krimin e rëndë para gjykatës duke qenë se e ka pranuar më herët autorësinë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Kypseli në vitin 2017 çifti vranë fëmijën 7-vjeçar dhe më pas e fshehën trupi në një kuti ku mbanin veglat e punës në verandën e banesës së tyre.

RELATED STORIES

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

September 18, 2024
Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

September 18, 2024

Sipas informacioneve nga burime policore, 33-vjeçari i huaj, në prani të nënës së fëmijës, në janar të 2017-ës, i ka zënë me shirit izolues gojën djalit 7-vjeçar, pasi siç ka rrëfyer ai nuk i bindej.

Më pas çifti kanë bërë një “varr” me tulla në çati, ku e kanë varrosur djalin fatkeq. Më pas, kur pronari i banesës ka dëbuar çiftin, polaku i ka futur eshtrat e fëmijës në një kuti mjetesh dhe bashkë me të ka bredhur në rrugët e Athinës.

Disa vite më vonë ai është divorcuar nga nëna e djalit. Kjo e fundit pretendoi se babai biologjik i fëmijës e kishte marrë me vete në vendin e tij dhe më pas ishte zhdukur.

Ai ka marrë me qira një apartament tjetër në rrugën Astypaleas, po në Kypseli, ndërsa eshtrat e djalit i ka vendosur në dy çanta të zeza në kutinë e veglave, të cilat më pas i ka fshehur brenda një divani.

  

/abcnews.al

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL