Policia britanike ka dhënë alarm mesditën e sotme për shkak të një objekti të dyshimtë të braktisur në mes të rrugës.
Mediat bëjnë me dije se është bllokuar qarkullimi në katër ura në qendër të Londrës për të përfunduar hetimin.
Qarkullimi i automjeteve është ndaluar në ura Westminster, Waterloo, Hungerford dhe Golden Jubilee.
Në dy urat e fundit është ndaluar edhe kalimi i këmbësorëve.