albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home SPORT

VIDEO/ Pamjet që “pushtuan” rrjetet sociale, Quaresma largon nga fusha kundërshtarin në mënyrën më të pazakontë

by Editor
February 15, 2022
Reading Time: 1 min read
0
VIDEO/ Pamjet që “pushtuan” rrjetet sociale, Quaresma largon nga fusha kundërshtarin në mënyrën më të pazakontë
Share on FacebookShare on Twitter

Ricardo Quaresma mbahet mend si lojtar me teknikë të lartë dhe që me vizionin e tij nga minuta në minutë mund të “shpikë” diçka për të fituar ndeshjen.

Megjithatë, nuk ka qenë ky rasti në mbrëmjen e së hënë teksa ish-lojtari i Interit, tashmë i rikthyer në vendlindje ku aktivizohet me Victoria Guimaraes, ka harruar për një moment profesionin dhe i ka takuar të bëjë një tjetër rol.

Teksa skuadra e tij po mposhtej nga Belenenses me rezultatin 1-0, kundërshtarët po bënin gjithçka për të vonuar lojën dhe për të marrë fitoren, ndërsa një prej tyre shtrihet në fushë duke pretenduar se ishte i dëmtuar.

RELATED STORIES

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

September 18, 2024
Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

September 17, 2024

Këtu futet në rol Quaresma, i cili kupton situatën dhe nuk pret stafin mjekësor, por menjëherë merr në krahë kundërshtarin për ta dërguar jashtë vijave të fushës dhe në këtë formë loja mund të rifillonte pa humbur shumë minuta. Në fushë të gjithë mbetën të habitur, ndërsa ky gjest shkaktoi tension me Quaresman që nuk i shpëtoi kartonit të verdhë.

Një gjest ky i luzitanit që tashmë është shndërruar në viral në rrjetet sociale dhe është shpërndarë kudo, ndërsa Quaresma për fat të keq pavarësisht dëshirës së madhe, sërish nuk ia doli të fitonte ndeshjen por së bashku me shokët e skuadrës dolën të mposhtur nga Belenenses.

Quaresma só queria ajudar 😬@VitoriaSC1922 | @07RQuaresma #sporttvportugal #LIGAnaSPORTTV #ligaportugal #ligaportugalbwin #vitoriasc #vitoria #VSC #Quaresma pic.twitter.com/LcnWA6pkLH

— SPORT TV (@SPORTTVPortugal) February 13, 2022

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL