E zhdukur që para 3 vitesh, një vajzë 6 -vjeçare është gjetur brenda një bodrumi pasi ishte mbajtur e fshehur nga vetë prindërit.
Duke qenë se humbën kujdestarinë e vajzës, tre vite më parë, ata vendosën ta fshehin.
Vogëlushja ishte rrëmbyer nga prindërit e saj në korrik të 2019 dhe u gjet pas 3 vitesh e gjallë në shtëpinë e tyre e fshehur në një dhomë të improvizuar poshtë shkallëve në Nju Jork.
Një polic i përfshirë ne kerkim të së vogëlushes, Paislee Shultis zbuloi se ajo qëndronte në një vend me lagështi dhe të ftohtë.
Prindërit e kishin rrëmbyer 6 vjeçaren, Paislee Shultis nga shtëpia e kujdestarit të saj ligjor në Cayuga Heights të New York, pasi prindërit biologjikë Kim Cooper dhe Kirk Cultis kishin humbur kujdestarinë.