Mbrëmë spektakli i “Big Brother VIP” u zëvendësua nga “Fan Club”, ku të ftuar ishin ish-banorët e reality show-t, të cilët kanë diskutuat shumë nga polemikat dhe ngjarjet e ndodhura në shtëpi.
“Nje nga debatet me te forta qe su transmetua sonte…ndodhin edhe ne Big Brother te tilla debate”- shkruan Arditi bashkëngjitur me postimin e tij.
Ajo që ka bërë më shumë përshtypje është se mbi video shkruhet gjithashtu: “As pak nuk bie në sy kur je servile e Donaldit”.
Duket se i gjithë konflikti lidhej me Donald Veshajn, finalistin dhe një nga pretendendët kryesorë për të fituar garën, ndërkohë që Arditi dhe Arjola po i kundërviheshin Xheisarës.
Ndërsa kujtojmë se finalja e madhe e “Big Brother VIP” do të transmetohet këtë të premte më datë 18 shkurt, ku do të zbulohet fituesi i çmimit të madh midis Einxhel Shkirës, Ilir Shaqirit, Beniada Nishanit dhe Donald Veshajt.