albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Arrestohen 2 të rinj nga policia e Vlorës, 4 të tjerë procedohen penalisht

by Editor
February 16, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Arrestohen 2 të rinj nga policia e Vlorës, 4 të tjerë procedohen penalisht
Share on FacebookShare on Twitter

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës për vepra të ndryshme penale ndërsa 4 të tjerë janë proceduar penalisht.

Një 17-vjeçar i identifikuar me inicialet L.Sh., banues në Delvinë u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, sepse në datën 14.02.2022, ka bërë kallëzim shtetasi B. T., 61 vjeç, me detyrë inspektor i ADMZ Vlorë, se i riu ka prerë dru, në mënyrë të paligjshme.

Ndërsa 22-vjeçari i identifikuar me inicialet F.M., banues në Sarandë, u vu në pranga për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Ndër të tjera, u proceduan penalisht:

– M. D., 48 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, sepse gjatë kontollit të ushtruar në subjektin në pronësi të tij, ka rezultuar se kishte punësuar punëtorë, në mënyrë të paligjshme, nuk deklaronte të ardhurat dhe nuk paguante taksat dhe tatimet sipas ligjit.

– D. N., 32 vjeç, banues në lagjen “24 Maji për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, pasi është konstatuar duke hedhur mbetje të ndryshme urbane, në tokë publike.

– Th. N., 55 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 2”, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, sepse gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit në administrim të këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua një aparat celular që përdorej për lojëra fati të paligjshme.

– T. B., banuese në Dukat, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi ka ndezur një zjarr në tokën e saj dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre, në Dukat.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL