albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Rama punon për Serbinë/Berisha në ‘Katund të Ri’: Ballkani i Hapur i la djerrë tokat shqiptare!

by Editor
February 16, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Rama punon për Serbinë/Berisha në ‘Katund të Ri’: Ballkani i Hapur i la djerrë tokat shqiptare!
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon takimin me demokratët në ‘Katund të Ri’ në Durrës, ku prezantohet kandidati për kryebashkiak i “Shtëpisë së Lirisë” Ardian Muka.

Berisha akuzoi qeverinë se ka dëbuar shqiptarët duke i arrestuar për çështje civile dhe duke i keqtrajtuar. Ai përmendi krizën ekonomike si një dështim i Ramës me mënyrën si ka qeverisur vendin, duke ndjekur sipas tij platformën e Vasa Cubrilloviç.

Berisha: Vangjuk Dako kishte vetëm një synim, të shiste sa më shumë beton dhe të pasuronte veten e tij. Unë sot vij për të paraëqitur kandidatin duke ju garantuar se tek Ardi Muka do gjeni njërin prej jush, qytetar dhe demokrat me vlerat dhe vyrtytet tuaja, mbi të gjitha një shërbëtor tuajin. Vota që do të jepni me datë 6 mars, përbën detyrim madhor.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Unë kam bindjen se e keni shumë të qartë se është shumë më tepër se sa për Durrësin, për të mbjellë shpresën. Sot unë isha në Shkozet te një fasoneri, pronari më tregoi se nga 300 punëtorë tani kishte vetëm 100. I kishin ikur!

Në këtë politikë që ndjek Rama, e cila në fakt është pikë për pikë, zbatim i platformës së shfarosjes, përzënies, ti dëbojnë. Por si? Ti arrestojmë, t’i keqtrajtojmë!

Nuk bëhen arrestime për çështje civile, merrni dhe fermerët, çdo vit në përkeqësim. Ballkani i Hapur është vendosja e hegjemonisë serbe në rajon, atë e firmos Rama në mënyrë që të vërshojë mallrat serbe dhe të kalben në fushë ose të mbeten djerrë tokat në Shqipëri. Për vitet e qeverisjes së PD-së, ne kemi mbrojtur prodhimin vendas.

Këta, duan të hapin kufinjtë!

Kjo votë duhet të jetë ndryshimi për Durrësin dhe mbarëshqiptarët.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL