Roberta Sinopoli ka publikuar një foto intime me bashkëshortin e saj Claudio Marchisio e cila është bërë virale në Itali.
‘Blogerja’ ka ndarë me më shumë se 200 mijë ndjekësit e saj në “Instagram” një fotografi para pasqyrës në të cilën ajo pozon me të brendshme ndërsa Marchisio, një ish-lojtar i Juventus, Empoli dhe Zenit Saint Petersburg, e përqafon në mënyrë sensuale nga pas.
“Kimi artistike”, ka shkruar Roberta Sinopoli, duke publikuar imazhin sensual me ish-futbollistin e kombëtares italiane.