albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Familja, gratë dhe feja/ Rama hapet për gjithçka në SHBA: Unë, piktori që s’pata shansin…

by Editor
February 17, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Familja, gratë dhe feja/ Rama hapet për gjithçka në SHBA: Unë, piktori që s’pata shansin…
Share on FacebookShare on Twitter

Në Universitetin e Georgetown, ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama foli për diçka, për të cilën rrallë e bën: Familjen e tij.

Ai përmendi familjen kur ra puna për të folur për bashkëjetesën fetare në Shqipëri.

“Vetë jam katolik, bashkëshortja ime myslimane, dy fëmijët tanë më të rritur nga martesat e mëparshme janë ortodoksë, kemi një të vogël i cili mund të vendosë të bëhet hebre, i takon atij ta marrë vendimin”.

Ai foli dhe për veten duke thënë se është një piktor, që nuk pati kurrë shansin të bëhej akademik, edhe pse ka qenë për një kohë pedagog.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

“Jam sot këtu në këtë tempull të botës akademike, si një piktor që nuk ka qenë akademik dhe asnjëherë nuk pati shansin të ishte pjesë e kësaj bote, në të njëjtën kohë më bënë të mendoj sesa shumë ai regjim shtypi besimin, të drejtën për të besuar. Sa shumë vuajti i shkaktoi komunitetit katolik vetëm se përfaqëson lidhjen më të drejtë me perëndimin,” u shpreh kryeministri.

Nuk mungoi as një fjalë për qeverinë në të cilën ka rritur numrin e grave në qeverisje.

“Zgjedhja për të pasur një qeveri me më shumë gra sesa burra nuk është për faktin se unë jam një njeri demokratik, por kam kuptuar se gratë janë më të mirë sesa burrat dhe e bëjnë punën më mirë. Na duhen më shumë gra, sepse burrat janë të mirë për të folur, ndërsa gratë janë të mira për të bërë gjërat. Këtë e kam dëgjuar nga përvoja”, tha Rama.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL