albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home SPORT

Sindikata e futbollistëve reagon për incidentin në ndeshjen Kastrioti-Tirana: Dhuna nuk ka lidhje me futbollin

by Editor
February 20, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Sindikata e futbollistëve reagon për incidentin në ndeshjen Kastrioti-Tirana: Dhuna nuk ka lidhje me futbollin
Share on FacebookShare on Twitter

RELATED STORIES

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

September 18, 2024
Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

September 17, 2024

Dhuna në futbollin shqiptar është fenomen i gjallë ende. Në përballjen mes Kastriotit dhe Tiranës të zhvilluar në stadiumin e Kamzës, e cila përfundoi me rezultatin 2-1, ndodhi një episod i shëmtuar.

Tifozët krutanë të pranishëm në stadium, goditën me sende të forta futbollistin e Tiranës, Aldi Gjumsi, duke i çarë kokën këtij të fundit, i cili u detyruar të zëvendësohej.
Edhe një nga futbollistët e Kastriotit u godit me sende të forta nga tifozët e Tiranës, në minutat e shtesës.

 Lidhur më këtë incidentë të pakëndshëm ka reaguar edhe Sindikata e futbollistëve, që me anë të një reagimin e ka dënuar aktin e shëmtuar.

Në reagimin e plotë thuhet se dhuna nuk i përket futbollit dhe organet e ruajtjes së rendit duhet të marrin masat e duhura që raste të tilla në mos përsëriten.

Sindikata në reagimin e saj i uron shërim të shpejtë futbollistit Aldo Gjumsi dhe kthim sa më të shpejtë në fushën e futbollit.

Reagimi i plotë i Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë: 
STOP DHUNËS NË SPORT!

Sot një ngjarje e shëmtuar u shënua në ndeshjen Kastrioti-Tirana.
Futbollisti i Tiranës Aldi Gjumsi është goditur me gurë e për këtë arsye është dëmtuar në kokë.
Fillimisht Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë i uron shërim të shpejtë futbollistit Aldo Gjumsi dhe kthim sa më të shpejtë në fushën e futbollit.
Së dyti u bëjmë thirrje organeve të rendit që të vënë para përgjegjësise personin përgjegjës.
Ndërsa ftojmë edhe klubet e futbollit të të gjitha kategorive t’ju bëjnë thirrje tifozëve që të mos kryejnë akte dhune.
Futbolli i bashkon njerzit dhe lufta sportive zhvillohet vetëm në fushën e blertë.
Çdo akt dhune,ndaj kujtdo që ushtrohet, nuk ka lidhje me futbollin.
Çdo person përgjegjës, kushdo qoftë ai duhet të përgjigjet.
Urojmë që ngjarje si kjo të mos përsëriten në të ardhmen ku edhe gara në fund të kampionatit bëhet më e fortë- thuhet në reagimin e Sindikatës së futbollistëve.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL