Është zbuluar identiteti i personit që u gjet i pajetë në shtëpinë e tij, në lagjen “Çlirimi”, Elbasan.
Mësohet se viktima është Ilir Dauti, 49 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Nga kqyrja paraprake e policisë nuk janë konstatuar shenja dhune dhe vdekja dyshohet të jetë natyrale.
Njoftimi i policisë:
Elbasan /Informacion paraprak
Më datë 21.02.2022, rreth orës 12:00, në lagjen “Çlirimi” Elbasan, është gjetur i pajetë në banesën e tij, shtetasi I. D., 49 vjeç, i cili jetonte i vetëm.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.