Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka zgjedhur tranjerin e ri pas shkarkimit të Bernard Challendes.
Njoftimin e ka bërë vetë Federata e Futbollit të Kosovës, duke treguar se timonieri i ri i përfaqësueses së Kosovës do të jetë Alain Giresse.
Giresse si trajner ka një CV të pasur sa i takon ekipeve dhe kombëtareve që ka drejtuar ndër vite si: Toulouse, PSG dhe FAR Rabat, ndërsa ka udhëhequr edhe kombëtaren e Gjeorgjisë, Gabonin, Malin, Senegalin. Kombëtarja e fundit që ka drejtuar është ajo e Tunizisë.