Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Komisionin Hetimor teksa është aty në cilësinë e dëshmitarit ku është duke u pyetur lidhur me inceneratorët nga kryetarja e këtij komisioni, Jorida Tabaku.
Rama; Do bëjë 3 minuta pushim sa të qetësohet kryetarja e komisionit. U kërkoj ndjesë nëse ngrita pak zërin, por kështu nuk vazhdoj. Nuk vazhdon se sekretaret e partisë i kam pasur përballë kur kam qenë i vogël, por kështu nuk ka.
Tabaku: A do qetësohesh
Rama: Nuk je e qetë po qetësohu. Ke 6 muaj që po shkatërron miletin me 430 mln euro e tani u bënë 100 mln.
Tabaku: Qetësohuni dhe ulni zërin
Rama: Jo nuk të përgjime më pyetjeve të tua, po shkel ligjin me çdo pyetje. ti bej pyetjet unë nuk u përgjigjem me. Jam gati t’u jap shans tjetër nëse nuk komentoni asnjë nga përgjigjet e mia të natyrës kooperativiste apo inkuizicionale, unë do ndërpres komunikimin