Me njoftimin e saj, La Liga ka bërë të ditur se më 20 mars në Bernabeu do të zhvillohet El Clasico mes Real Madridit dhe Barcelonës.
Aktualisht Reali mban kreun me 57 pikë, ndërsa Barcelona si rrallë herë rënditet e 4 me 42 pikë. Ndeshja do të luhet në Santiago Bernabeu dhe mund të jetë një lojë vendimtare për të dyja skuadrat, duke pasur parasysh se Los Blancos po përpiqen të mbrojnë epërsinë e tyre aktuale prej gjashtë pikësh në tabelë, ndërsa Barcelona ka marrë një vrull në javët e fundit.