albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home SPORT

“Këtu po ndodh tragjedia”, dy boksierët ukrainas Vitali dhe Wladimir Klitschko japin mesazhin e rëndësishëm: Të bashkuar kundër agresionit rus

by Editor
February 24, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
“Këtu po ndodh tragjedia”, dy boksierët ukrainas Vitali dhe Wladimir Klitschko japin mesazhin e rëndësishëm: Të bashkuar kundër agresionit rus
Share on FacebookShare on Twitter

Dy boksierët e njohur ukrainas, Vitali dhe Wladimir Klitschko kanë dhënë një mesazh të rëndësishëm në ditën që vendi i tyre është sulmuar nga ushtria e Rusisë. Ata bëjnë thirrje që të mbrohet toka ukrainase, ndërsa kërkojnë edhe mbështetje nga ndërkombëtarët.

“I ftojmë të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë që ta vëzhgojnë dhe ta shohin këtë tragjedi që po ndodh në Ukrainë dhe këtë luftë pa kuptim dhe pa sens, e cila nuk do të ketë as fitues as humbës. Duam t’ju themi se ne duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër këtij agresioni, kundër agresionit rus. Mos e leni të ndodh kjo në Ukrainë, të ndodhë në Europë, dhe eventualisht edhe në botë. Së bashku jemi më të fortë, mbështeteni Ukrainën”, thonë vëllezërit Klitschko.

“Sot është një tragjedi e madhe – jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën dhe botën. Forcat e Armatosura të Ukrainës po mbrojnë me heroizëm tokën tonë.
Ne në Kiev sigurojmë funksionimin e infrastrukturës kritike të kryeqytetit. Ne bëjmë gjithçka për ta mbrojtur qytetin tonë. Qëndrueshmëri dhe vendosmëri. Unitet dhe mendje e ftohtë! Vetëm kështu do të mbijetojmë! Lavdi Ukrainës!”, shkruan në postimin e vëllezërve ukrainas, të cilët kanë vendosur ta mbrojnë vendin e tyre duke iu bashkuar ushtrisë ukrainase.

RELATED STORIES

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

September 18, 2024
Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

September 17, 2024

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL