albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

FOTO/ Andi Lila bën gjestin e madh, fton në shtëpinë e tij dy futbollistët ukrainas të Janinës

by Editor
February 24, 2022
Reading Time: 3 mins read
0
FOTO/ Andi Lila bën gjestin e madh, fton në shtëpinë e tij dy futbollistët ukrainas të Janinës
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-mbrojtësi dhe legjenda e kombëtares, Andi Lila, ka treguar edhe njëherë se është një njeri me zemër të madhe. Nisur nga ngjarjet e fundit që po ndodhin në Ukrainë, ish-kapiteni Janinës, skuadër ku ka luajtur për shumë vite, ka ftuar në shtëpinë e tij së bashku më familjet e tyre, dy ish-shokët e skuadrës që të strehohen në famijen e tij.

“Personalisht bisedova me dy miqtë dhe vëllezërit e mi nga Ukranina. I ftova në Shqipëri bashkë me familjet e tyre! Kaq mund të bëj në këtë moment”- shkruan Lila në postimin e tij.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Andi Lila njihet si një njeri që humanizmin e ka në shpirt dhe këtë e ka treguar dhe me vepra konkrete. Lila si kreu i Sindikatës së futbollistëve pas tërmetit të vitit 2019, organizoi turneu e yjeve me moton “Luajmë dhe ndërtojmë sebashku” që kishte si qëllim që të ardhurat e mbledhura të shkonin për familjet e prekura nga tërmeti.

 

Në këtë aktivitet merrni pjesë yjet e kombëtareve nga Italia, Turqia, Greqia dhe legjeonarët e kombëtares kuq e zi.

Me moton ‘Luajmë për të Rindërtuar’, yjet u bënë bashkë në fushën e blertë duke dhuruar atmosferë dhe emocion për të pranishmit.

 

Pas këtij turneu të suksesshëm, Lila, si kreu i sindikatës së futbollistëve emocionoi edhe njëherë shqiptarët, ku në në emisionin ” Dua të bëj të lumtur”, i rindërtoi shtëpinë ish-futbollistit kavajas të Besës dhe Luftëtarit Altin Rica, i cili prej vitesh fatkeqësisht gjendet në karrocë me rrota pas një aksidenti që i ka ndodhur vite më parë.

Humanizmi i Andi Lilës nuk është ndalur as në kohën e pandëmisë, së bashku me stafin e tij në vitin 2020, shpërndau pako me ushqimë për familjet e futbollistëve në të gjithë Shqipërinë.

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë në Shqipëri, me në krye ish-lojtarin e kombëtares Andi Lila kanë bërë së fundmi një gjest shumë të veçantë për shtëpinë e fëmijës, Zyber Hallulli. Në prag të festave të fundvitit, Lila dhe Sindikata kanë menduar edhe për fëmijët teksa i kanë dhuruar atyre topa futbolli, çanta shkolle por edhe shumë mjete të tjera të nevojshme për shkollën. Sakaq, Lila është shprehur se kurrë më parë nuk kishte ndjerë emocione të tilla.

“Në jetën time kam patur shumë momente emocionuese. Sigurisht duke qenë futbollist këto momente kanë lidhje më së shumti me futbollin. Por emocionet që kam ndjerë me fëmijët e “Shtëpisë së fëmijëve Zyber Hallulli”, sigurisht që kanë qenë më të fortat për mua si njeri, si prind, si Andi Lila.

Edhe ftesa për dy miqtë  futbollistë ukrainas që luajnë tek “Pas Janina” nuk është rastësor por një akt i pastër humanizmi i një njeriu më zemër të madhe si Andi Lila.

Postimi i plotë i Andi Lilës ku fton dy miqtë e tij ukrainas:

“Në këtë situatë të jashtëzakonshme lufte që po kalon Ukraina dhe Bota është momenti të tregojmë solidaritet dhe humanizëm.
Personalisht bisedova me dy miqtë dhe vëllezërit e mi nga Ukranina.
I ftova në Shqipëri bashkë me familjet e tyre! Kaq mund të bëj në këtë moment.
Vetëm solidariteti njerzor mund ta fitojë një luftë, një sfidë”-shkruan Andi Lila

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL