albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

Ministrat e Jashtëm të BE do të takohen për bisedime urgjente mbi Rusinë

by Editor
February 25, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Ministrat e Jashtëm të BE do të takohen për bisedime urgjente mbi Rusinë
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrat e jashtëm nga 27 shtetet e Bashkimit Evropian do të takohen të premten për një seancë urgjente mbi pushtimin rus të Ukrainës.

Diplomatët thanë se takimi do të përfshijë diskutimin e opsioneve të mëtejshme për të mbështetur Ukrainën dhe mënyrën se si blloku duhet të merret me Rusinë tani e tutje.

Ky takim vien pasi udhëheqësit e BE-së ranë dakord për një paketë të re masive sanksionesh ndaj Rusisë të enjten mbrëma që shënjestron sektorët e energjisë, financave dhe transportit të vendit.Paketa përfshin ndalimin e eksportit të teknologjisë dhe kufizon qasjen e Moskës në tregjet financiare të Bashkimit Evropian.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

“Paketa e sanksioneve masive të miratuara sonte tregon se sa e bashkuar është BE-ja,” tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në orët e para të së premtes.

Von der Leyen tha se masat përfshijnë sanksione “që synojnë 70 për qind të tregut bankar rus dhe kompanitë kryesore shtetërore”, si dhe sektorin energjetik të Rusisë.

BE-ja gjithashtu ndaloi shitjen e avionëve për linjat ajrore ruse dhe kufizuan qasjen e Rusisë në “teknologjinë thelbësore.”

“Më në fund: vizat,” shkroi von der Leyen në Twitter pas gjashtë orësh konsultimesh në të cilat ishte përfshirë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Diplomatët dhe grupet e lidhura me të dhe njerëzit e biznesit nuk do të kenë më qasje të privilegjuar në Bashkimin Evropian”.

Udhëheqësit e BE-së u takuan pasi Rusia nisi një sulm me shumë fronte kundër Ukrainës të enjten, të cilën Ukraina e ka përshkruar si një “pushtim në shkallë të plotë” duke përdorur forcat tokësore, detare dhe ajrore.

Tags: belufterusiaukraina

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL