albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Lufta me Ukrainën po jep efektet e para/ Ndërpritet importi i grurit nga Rusia, çmimi i bukës në Shqipëri drejt rritjes

by Editor
February 25, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Lufta me Ukrainën po jep efektet e para/ Ndërpritet importi i grurit nga Rusia, çmimi i bukës në Shqipëri drejt rritjes
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërprerja e importit të grurit nga Rusia në Shqipëri nuk do të ketë efekt për të paktën tre muaj. Unioni tregtar ushqimor shprehet se për këtë periudhë ka rezerva të mjaftueshme. Megjithatë ai thekson se duhet nisur puna për të gjetur alternative të tjera furnizuese për të shmangur skenarët më afatgjatë.

Në nisje të krizës pas përplasjes Rusi – Ukrainë, ekspertët kanë nisur të bëjnë llogarinë për pasojat ekonomike.
Në Shqipëri rreth 75% të grurit vendi ynë e siguron nga Rusia, por sanksionet me të cilat po përballet ky shtet pas nisjes së sulmit në Ukrainë pritet të sjellin ndërprerje të furnizimit apo rritje të çmimit.

Por importuesit e mëdhenj deklarojnë se vendi ka rezerva të mjaftueshme për tre muaj.

“Situata nuk është fare e mirë, edhe pa ndodhur lufta situata ka qenë në rritje. Aktualisht gjendja dhe depozitat e grurit janë të mbushura, por kjo mund të zgjasë deri në 2-3 muaj.”

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Theodhor Kristuli nga Unioni Tregtar Agroushqimor thotë se Shqipëria duhet të vlerësojë sa më shpejt alternativa të tjera furnizimi por edhe në këtë rast rritja e çmimit është e pashmangshme.

“Të shkohet në Francë, Kanada, në shtete të tjera. Edhe vetë Franca e ka rritur me 23 euro çmimin për ton të grurit.”

Por lufta që sapo ka nisur në lindje pritet të ketë një ndikim më të gjerë në ekonomi. Mira Pogaçi thotë se nafta e gazi do të shtrenjtohen më tepër.

“Si në pjesën e industrisë së udhëtimit, në pjesën e industrisë së aviacionit sepse aviacioni evropian furnizohet nga Rusia me lëndë të parë. Tregu i metaleve dje ka shkuar në nivelet më të larta hitorike që nga viti 2011. Nafta po tregtohet me 100 dollarë, ka shkuar në nivel historik.”

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, Rusia është vendi kryesor i origjinës për drithërat e importuara në vendin tonë, me vlerë thuajse 5 miliardë lekë për vitin 2021.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL