albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home SPORT

Ndodh gjithçka në Korçë, Skënderbeu dhe Vllaznia ndajnë pikët mes polemikash

by Editor
February 25, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Ndodh gjithçka në Korçë, Skënderbeu dhe Vllaznia ndajnë pikët mes polemikash
Share on FacebookShare on Twitter

Ka përfunduar ndeshja mes Skënderbeut dhe Vllaznisë në barazim 2-2. Një sfidë e luftuar mes dy skuadrave të cila nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2, duke ndarë kështu nga një pikë.

E para që do të kalonte në avantazh do të ishte skuadra vendase me anë të Nikaj, i cili do të ndëshkonte kështu skuadrën e qytetit të tij, në minutën e 24. Festa në kampin e Skënderbeut ishte legjitime deri në minutën e 40 kur Da Silva mendoi të barazonte shifrat dhe të dërgonte skuadrat në dhomat e zhveshjes në barazpeshën.

Por përpara se të mbyllje pjesa e parë tifozët korçarë dolën nga vetja dhe goditën arbitrin anësor me sende, ndërsa këtij të fundit i çanë edhe kokën. U deshtë ndërhyrja e stafeve mjekësore për t’i ardhur në ndihmë anësorit, ndërsa loja u ndërpre për disa minuta.

RELATED STORIES

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

September 18, 2024
Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

September 17, 2024

Pjesa e dytë do të ishte “flak”, ku ndodhi gjithçka në Korçë. Vllaznia do të përmbyste rezultatin me anë të Mustedanagic 53. U duk sikur shkodranët do të merrnin fitoren e radhës përballë Skëndërbeut, por nuk ndodhi kështu.

Minuta të tensionuara mes dy skuadrave që kërkojnë të vendosin diktatin e tyre. Minuta e 77 vendosi edhe kulmin e tensionit mes ekipeve. Penallti për Skënderbeun, ku Jurgen Vrapi fitoi duelin me Zogovic për t’i dhënë skuadrës së tij mundësinë e artë për të barazuar rezultatin.

Arbitri Alla konfirmon penalltinë dhe nxjerr karton të kuq për portierit Zogovic. “Gardiani” i Vllaznisë proteston ashpër pas vendimit, shokët e ekipit nuk ia dalin ta qetësojnë.

Kapiteni Zguro merr përsipër penalltinë të cilët tregohet i saktë dhe barazon rezultatin 2-2. Mbyllet kështu sfida mes korçarëve dhe shkodranëve, me skuadrat që ndajnë nga një pikë, që nuk vlen shumë për objektivat e tyre këtë sezon.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL