albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

A do largoheni nga Ballkani i Hapur nëse Serbia mbështet Rusinë? Përgjigjet Rama

by Editor
February 25, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Bizneset i lanë afaty dy javë, Rama: Moment lajthitje, duket sikur duan qiqra në hell, sikur sa kanë zbritur nga hëna
Share on FacebookShare on Twitter

A do largoheni nga Ballkani i Hapur nëse Serbia mbështet Rusinë? Përgjigjet Rama

Deklarata

Sa i përket Serbisë, është një rast për ata që nuk lënë rast pa u marrë për Ballkanin e Haput që të spekulojnë përsëri. Ne nuk kemi pasur mungesë informacioni në politikën e jashtme të Serbisë kur kemi nisur këtë proces. Nuk kemi pritur të sulmohet Ukraina që të zbulojmë lidhjet e Serbisë me Rusinë. Nga informacioni paraprak që kam marrë, është se presidenti i Serbisë është shprehur për integritetin territorial të Ukrainës. Sa i përket ecurisë së Ballkanit të Hapur kjo është çështje që pret dhe nuk kemi asnjë urgjencë për të nxjerrë konkluzione jo vetëm në raport me Serbinë por për mënyrën si do zhvillohet ky proces. Jemi në kushtet që nga ora në orë mund të shohin lidershipin e zgjedhur të Ukrainës të vrarë ose të marrë peng, mund të shohim një qeveri kukull. Nga ana tjetër ka filluar vendosja e sanksioneve dhe duhet të shikojmë dinamikat dhe si do sillen endet e aleancës me vendet e tjera që janë neutrale ose me dy këndvështrime. Nuk kemi asnjë arsye të ngutemi. Ballkani i Hapur nuk është projekti i krijimit të ndonjë organizate si një BE e vogël apo aq më pak krijimi i një Jugosllavie të re. Nuk jemi në Ballkanin e Hapur për të bërë Serbinë aleate të SHBA. Nuk kemi ndërmend të ndryshojmë qëndrimin ndaj Moskës. Nuk jemi në këtë fare. As nuk na ka shkuar në mend kjo gjë. Nuk jemi këtu për të kërkuar që Serbia të bëjë këtë. Marrëdhëniet tona janë marrëdhënie strategjike, rajonale. Pastaj sa Rusia mund të hyjë deri këtu në Ballkanin Perëndimor dhe mund të përdorë të tjera forca pro ruse, kjo është e gjitha për t’u parë. Janë të gjitha gjëra që janë diskutuar sot. Ballkani i Hapur është më tepër se një projekt lokal. Është i mbështetur shumë fort nga SHBA. Dhe është një projekt që mbështetet nga shumë aleatë dhe partner. Ne do i diskutojmë të gjitha me të gjithë.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Vijon..

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL