albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home SPORT

VIDEO/ Laçin nuk e “mbajnë këmbët” përballë Tiranës, Kukësi-Teuta ndahen në barazim

by Editor
February 26, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
VIDEO/ Laçin nuk e “mbajnë këmbët” përballë Tiranës, Kukësi-Teuta ndahen në barazim
Share on FacebookShare on Twitter

Janë mbyllur dy sfidat e fundit të javës së 22-të të Abissnet Superiores, të luajtura në “Air Albania” dhe “Loro Boriçi”.

Tirana është skuadra që arritën të dalë triumfuese 4-1 në duelin e ditës së sotme përballë Laçit, ndwrsa Kukësi-Teuta ndahen në barazim 1-1. Bardheblutë e Orges Shehit bëjnë autokritikë për humbjen kundër Kastriotit një javë më parë, ndërsa në “Air Albania” mposhtin skuadrën e Laçit me rezultatin 4-1. Kurbinasit u ndëshkuan plot 4 herë në pjesën e parë dhe dukeshin krejtësisht në “gjumë” me sulmuesit e Tiranës që vallëzuan mes mbrojtësve të kurbinasve.

Në minutën e 5 do të ishte Redon Xhixha ai që do t’i hapte rrugë suksesit të kryeqytetasve, ndërsa në minutën e 19 do të ishte Filip Najdovski ia që do të tunde rrjetën e bardhezinjëve për herë të dytë.

RELATED STORIES

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

September 18, 2024
Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

September 17, 2024

Kryeqytetasin nuk mjaftohen me kaq, teksa në minutën e 28 do të ishte Taulant Seferi ai që do të vendoste edhe firmën e tij në këtë ndeshje, duke detyruar portierin Dajsinani të nxirrte për herë të 3-të topin nga porta e tij.

Në  pjesën e parë do të kishte vend edhe për dopietën personale të ish-lojtarit të Laçit, me Xhixhen që nuk fal përpara portës së kurbinasve 43’. SHIKO 4 GOLAT e TIRANËS

4-0 për Tiranën që “çmonton” bardhezinjtë e Mirel Josës që në pjesën e parë. Në fillim të pjesës së dytë kurbinasit do të gjenin golin e parë me anë  të një penalltie të shënuar në gol nga Julian Shehu 52’.

Minutat e mbetura djemtë e Josës kërkonin të ngushtonin edhe më shumë diferencën e golave por pa mundur të realizonin përballë një Tiranë që kishte mbyllur llogaritë e ndeshjes që në pjesën  e parë të takimit.

Me këtë fitore Tirana shkon në kuotën e 49 pikëve, +6 nga kundërshtari i tyre Laçi, ndërsa për kurbinasit kjo ishte humbja e parë pas 11 ndeshjesh pa humbje.

Në takimin tjetër të zhvilluar në “Loro Boriçi” mes Kukësit dhe Teutës nuk kishte fitues, me skuadrat që e mbyllën në barazim 1-1 përballjen mes tyre.

Një ndeshje shumë e vakët në Shkodër që nuk kishte raste të pastra për shënim dhe do të duhej të vinte vetëm minuta e 77 për të parë edhe golin e parë të kësaj sfidë, me Rubin Hebaj që kalon në avantazh durrsakët e Renato Arapit.

Verilindorët do të barazonin shifrat vetëm pak minuta para se të mbyllej takimi mes tyre, me Edi Basa që shpëton kështu Kukësin nga humbja.

1 pikë për të dyja skuadrat në “Loro Boriçi”, me Kukësin që ka grumbulluar 38 pikë në vendin e 3-të, -5 nga Laçi dhe -11 nga Tirana kryesuese, ndërkohë nga krahu tjetër Teuta ka 25 pikë në vendin e 5-të.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL