Federata Suedeze e Futbollit ka refuzuar të luajë kundër Rusisë.
Ky vendim vjen pasi kjo e fundit nisi sulmet për pushtimin e Ukrainës duke u shprehur se ekipi kombëtar i meshkujve nuk do të luajë kundër Rusisë, pavarësisht se ku luhet ndeshja.
Kujtojmë se Suedia i është bashkuar Polonisë në bojkotimin e ndeshjes kundër Rusisë në Kupën e Botës së ardhshme, pasi ditën e sotme Polonia refuzoi të luante kundër Rusisë për kulifikueset e Kupës së Botës.
Ata do të përballeshin muajin e ardhshëm, por presidenti i Federatës së Futbollit të Polonisë, Cezary Kulesza, ka thënë se tërheqja nga ndeshja ishte “vendimi i vetëm i duhur”.