albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Ai shesh dikujt i është premtuar’, dhjetra qytetarë protestë te kryeministria: Si është devijuar projekti i Unazës së Madh

by Editor
February 27, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
“Ai shesh dikujt i është premtuar’, dhjetra qytetarë protestë te kryeministria: Si është devijuar projekti i Unazës së Madh
Share on FacebookShare on Twitter

Banorët e 5 Majit, Laprakës, Paskuqanit, Kodrës së Priftit, që preken nga projektet e Rindërtimit dhe Unazës së Madhe kanë dalë sot sërish për protestë përpara kryeministrisë. Ata thanë se do e vetmja kërkesë që i bëjnë qeverisë është të trajtohen në mënyrë dinjitoze, dhe shtëpitë të mos prishen pa një vendim, apo marrëveshje paraprake.

Gjin Nikoll, i cili u shoqërua në komisariat pas shembjes së banesës, thotë se është strehuar përkohësisht te të afërmit e tij.

“Nuk është e thënë që kryeministri të na ndjekë vetëm nga zyra, ai është përgjegjës për problemin tonë. Na kanë përzënë nga shtëpia, për momentin na kanë strehuar njerëzit tanë, dhe ata kanë problemet e veta.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

Jemi sikur të kemi shkuar refugjatë. Çfarë ti kërkojmë ne një kryeministri që qan hallin e Ukrainës dhe ne na nxjerr jashtë.  Unë kurrë në jetën time nuk kam kërkuar mëshirë, kam kërkuar të drejtat e mia, kurrë në jetën time nuk i kam rënë në qafë shtetin, kam paguar gjithçka që shteti më ka kërkuar.  Ne qytetarët shqiptarë nuk kemi asnjë vlerë. Ne pa shtëpi jemi, si të firmosim si mos të firmosim”, tha Nikolli.

Ndërkohë që një banor i Kodrës së Priftit, përsëriti akuzat se projekti i Unazës së Madhe është devijuar, për qëllime biznesi, me një fushë që pritet të kthehen në një shesh ndërtimi.

“Përfaqësoj zonën e Kodrës së Priftit, deri te shtëpia e ish-presidentit që duket se ka vepruar në heshtje. Në pjesën tonë segmenti është i devijuar, nuk zbatohet projekti i Adil Çarçanit, ne duam të na japin një shpjegim, nuk vjen askush të na japë një shpjegim.

Nëse projekti shkon aty ku ka qenë, kostoja për shtetin është shumë herë më e ulët, edhe taksat e shqiptarëve nuk shpenzohen në këtë mënyrë.

Bëhet fjalë për një shesh, që dikujt i është premtuar, nëse thonë që ky shtet nuk është i zënë, atëherë ne jemi të gatshëm që të lirojmë këto shtëpi. Te ne do të bëhet ndërtimi me urë, që edhe pse nuk i prek gjurma e unazës, do të shohim vetëm një mur përpara. Nuk ka tokë të zënë te Kodra e Priftit, ne e kemi blerë”, u shpreh qytetari.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL