albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

Shteti i dytë që i shpall luftë Ukrainës? Zelensky i telefonon Lukashenkos

by Editor
February 27, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Shteti i dytë që i shpall luftë Ukrainës? Zelensky i telefonon Lukashenkos
Share on FacebookShare on Twitter

Mediet e huaja raportojnë Bjellorusia do ti bashkohet Rusinë së sulmin ndaj Ukrainës. Burime të besueshme në Bjellorusi raportojnë se forcat speciale të Bjellorusisë po hipin në aeroplanë për sulme ajrore në Kiev dhe Zhytomir. Sot është dita e katërt e luftës në Ukrainë, që kur forcat ushtarake ruse hynë në vend me tanke e armë.

Andriy Zagorodnyuk, ish-ministri i mbrojtjes i Ukrainës, thotë se Bjellorusia është gati t’i shpallë luftë Ukrainës. Lajmi raportohet nga Luke Harding, korrenspondent i “The Guardian” në Lviv.
Zagorodnyuk shkruan:

“Republika e Bjellorusisë ka shumë gjasa t’i bashkohet luftës ruse kundër Ukrainës. Në anën ruse. Ekziston një informacion për trupat ajrore nga Republika e Bjellorusisë të ngarkuar në avionë për të hyrë në Ukrainë.

Ky është një zhvillim i tmerrshëm pasi përfshin një vend, i cili deri vonë ishte një mik i madh i Ukrainës; të cilin njerëzit e konsideronin gjithmonë Ukrainën si një komb vëllazëror. Ukraina dhe Bjellorusia nuk kanë qenë kurrë në luftë me njëra-tjetrën në historinë e tyre qindravjeçare.

RELATED STORIES

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

September 18, 2024
Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

September 18, 2024

Ne besojmë se arsyeja e vetme për atë vendim ishte kërkesa personale e Presidentit të Rusisë, e cila varet plotësisht nga Putini në politikën e saj”.

Sakaq mësohet se presidenti ukrainas Vlodomir Zelensky ka pasur një bisedë telefonike me presidentin bjellorus, Aleksander Lukashenko. Lajmi është konfirmuar nga vetë Zelensky, por që nuk janë bërë të ditur detajet rreth kësaj bisede.

Siç u raportua më herët (shih postimin në orën 08:02 GMT), Rusia tha se një delegacion kishte mbërritur në Bjellorusi – gjoja për bisedime me Ukrainën.

Por Zelensky e hodhi poshtë ofertën duke thënë se bisedimet në Minsk mund të ishin të mundshme nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus. Por ai tha se mbetet i hapur për negociata në vende të tjera.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL