albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Për ditë me radhë në këmbë për t’i shpëtuar luftës, situata në kufirin Ukrainë-Poloni

by Editor
February 28, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Për ditë me radhë në këmbë për t’i shpëtuar luftës, situata në kufirin Ukrainë-Poloni
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Thimi Samarxhiu në një lidhje live në emisionin Open në Top Channel nga Przemysl, qytetin polak në kufi me Ukrainën tregoi situatën e rënduar të refugjatëve, të cilët po largohen me çdo kusht nga lufta.

Të rinj, të moshuar apo fëmijë të vegjël kanë ecur në këmbë me ditë për të mbërritur në kufi me Poloninë. Ata kanë ikur nga vendi i tyre për t’i shpëtuar sulmit rus.
Një pjesë e refugjatëve po largohen me furgona apo autobusë në drejtim të vendeve të tjera evropiane të cilët do t’i strehojnë deri në qetësimin e situatës.

Pronarët e mjeteve e kanë ofruar falas udhëtimin për refugjatët, duke i ndihmuar sadopak që të shpëtojnë të gjallë nga lufta.

Gjithashtu në kampin e ngritur për refugjatët ofrohet ushqim, veshje dhe sende të tjera.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Dy deri në tre ditë kanë ecur në këmbë për të mbërritur. Ka zotërinj që kanë ardhur për të shoqëruar të afërmit e tyre. të gjithë i janë përgjigjur faktit për të luftuar në vendin e tij. ka një numër të konsiderueshëm djemsh. Është e pamundur që të kalosh, për gazetarët është e pamundur që të kalosh”,  tha Samarxhi.

Një prej vullnetarëve në kufirin polak në intervistë tha se një pjesë e familjes së tij është në Ukrainë dhe një pjesë jashtë saj.

“Një pjesë e familjes është në Evropë, një pjesë është në Ukrainë në pjesën perëndimore, në një pjesë më të qetë. Familja është rreth 80 km nga këtu, edhe ata kanë frikë, po ndihmojnë duke dhuruar gjak”, u shpreh vullnetari./tch

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL