albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Dyndje për të blerë miell/ Sejamini qetëson shqiptarët: Nuk marrim drithëra nga Ukraina! Rusia nuk ka ndalur eksportin

by Editor
February 28, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Dyndje për të blerë miell/ Sejamini qetëson shqiptarët: Nuk marrim drithëra nga Ukraina! Rusia nuk ka ndalur eksportin
Share on FacebookShare on Twitter

Neritan Sejamini, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për disa nga ndikimet në ekonomi që ka filluar të ketë lufta në Ukrainë.

Sejamini foli për ndikimin në Shqipëri, duke “qetësuar” shqiptarët, që janë dyndur për të blerë miell. Ai tha se vendi ynë importon drithëra në sasi të papërfillshme nga Ukraina, ndërsa Rusia nuk ka ndalur eksportet, përkundrazi është e interesuar që ato të vijojnë.

“Ka një panik sepse Ukraina dhe Rusia janë prodhueset më të mëdha të drithërave në botë.  Importet që kemi ne, marrim drithra, 4.9 miliardë lek drithëra nga Rusia, diku tek 35 milionë euro. 79% të drithërave ne e marrim nga Rusia dhe rreth 15% nga Serbia.

RELATED STORIES

EMRI/ Rexhë Byberi në arrest shtëpie, caktohet kryetarja e komanduar e bashkisë së Tropojës

EMRI/ Rexhë Byberi në arrest shtëpie, caktohet kryetarja e komanduar e bashkisë së Tropojës

September 17, 2024
Skema e diplomave false nga universiteti “Wisdom”, kush është zyrtarja e Arsimit që u korruptua me një çantë “Louis vuitton” 1200 euro

Skema e diplomave false nga universiteti “Wisdom”, kush është zyrtarja e Arsimit që u korruptua me një çantë “Louis vuitton” 1200 euro

September 17, 2024

Megjithatë sasia qe ne marrim është minimale. Rusia nuk ka ndaluar dhe as ka ulur prodhimin e vet. Nga Ukraina ne nuk marrim as drithëra dhe as naftë. Rusia sot është më e interesuar se kurrë për të eksportuar.

Sa i përket naftës, 41% të naftës ne e marrim nga Greqia, 19% nga Italia, etij. Nga Rusia ne marrim vetem 1.72%.

Indirekt, ulja e prodhimit ose sanksionet ndaj naftës ruse do të ndikojnë në tregun ndërkombëtar, por të gjithë vendet e tjera kanë vendosur të rrisin prodhimin për të kompensuar“, tha Sejamini.

Lidhur me sanksionet e perëndimit ndaj Rusisë, Sejamini tha se aryseja përse Evropa ka qenë e matur, lidhet me varësinë ndaj gazit rus.

“Që të furnizohesh nga gazi rus, do të thotë që e gjithë ekonomia jote është përshtatur të furnizohet me atë. Do të thotë transporti, industria, shkollat, etj, varen nga gazi. Ndaj e gjithë sjellja e Everopës ka qenë e matur sa i përket sanksioneve.

Është e vërtet që një pjesë e bankave ruse janë përjashtuar nga SWIFT. Nuk e dimë cilat dhe sa janë përjashtuar. Me shumë gjasa nuk janë përjashtuar ato banka që kalojnë transaksionet për blerjen e gazit. Përjashtimi i sektorit banker rus i gjithi, do të thotë që ti nuk importon dhe eksporton më me Rusinë. Kanë deklaruar se kanë përjashtuar disa banka por nuk kanë dhënë detaje.

Pra, po flasim për fuqi të madhe ekonomike dhe vend, që furnizon një nga mjetet më të rëndësishme të Evropës, që është energjia. Është kjo varësi që ka Evropa që e ka toleruar Rusinë. I marrin gazin dhe naftën dhe po e lejojnë pak më shumë.

Shqiptarët mund ta kuptojnë se sa gjëra bën Putini dhe sa pak ndëshkohet dhe cfarë bëjmë ne dhe sa ndëshkohemi“, tha ndër të tjera Sejamini.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL