albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Radhë e madhe për miell në Dibër, tregtari: Deri tani nuk e kemi rritur çmimin

by Editor
March 1, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Radhë e madhe për miell në Dibër, tregtari: Deri tani nuk e kemi rritur çmimin
Share on FacebookShare on Twitter

Lufta që po zhvillohet në Ukrainë dhe mundësia e një krize globale, ka bërë që të krijohet pasiguri edhe në vendin tonë.

Duke qenë se dy shtetet e përfshira në luftë Ukraina dhe Rusia janë furnizuesit më të mëdhenj me grurë, një pjesë të të cilit e eksportojnë edhe në vendin tonë, qytetarët dyshojnë se rezervat mund të mbarohen.

Në këto kushte ditët e fundit është parë një dyndje në pikat e tregtimit të miellit në të gjitha qytetet e vendit. Edhe në Dibër, situata është e njëjtë.

RELATED STORIES

EMRI/ Rexhë Byberi në arrest shtëpie, caktohet kryetarja e komanduar e bashkisë së Tropojës

EMRI/ Rexhë Byberi në arrest shtëpie, caktohet kryetarja e komanduar e bashkisë së Tropojës

September 17, 2024
Skema e diplomave false nga universiteti “Wisdom”, kush është zyrtarja e Arsimit që u korruptua me një çantë “Louis vuitton” 1200 euro

Skema e diplomave false nga universiteti “Wisdom”, kush është zyrtarja e Arsimit që u korruptua me një çantë “Louis vuitton” 1200 euro

September 17, 2024

Qytetarët po krijojnë rezerva mielli duke blerë më shumë se zakonisht. Robert Tomçini, një prej tregtarëve të miellit, thotë se ditët e fundit kërkesat për miell kanë ardhur në rritje. Nga ana tjetër, çmimi ende nuk ka ndonjë ndryshim të madh, ndërsa pritet që rritja të jetë në ditët në vijim.

Tregtarët shprehen se ka një tendencë në rritje të çmimit të miellit, për shkak të luftës mes dy sheteve më prodhuese të grurit në botë.

“Për momentin nuk ka rritje, ka tentativa për një diferencë të vogël, 1 mijë lekë, 2 mijë lekë të vjetra. Ne deri në momentin që do të mbarojmë rezerva, do të vazhdojmë me të njëjtat çmime”.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL