albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

Miku i Putinit, aktori i njohur Steven Seagal flet për pushtimin rus në Ukrainë: I shikoj të dy…

by Editor
March 1, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Miku i Putinit, aktori i njohur Steven Seagal flet për pushtimin rus në Ukrainë: I shikoj të dy…
Share on FacebookShare on Twitter

Aktori i famshëm Steven Seagal ka komentuar pushtimin rus ndaj Ukrainës dhe u shpreh se i shikon të dy vendet si një familje.

“Shumica prej nesh kanë miq dhe familje në Rusi dhe Ukrainë” tha ylli i aksionit për Fox News. “Unë i shikoj të dyja si një familje dhe me të vërtetë besoj se është një ent i jashtëm që shpenzon shuma të mëdha parash në propagandë për të provokuar që të dy vendet të jenë në mosmarrëveshje me njëri-tjetrin.

Lutjet e mia janë që të dy vendet të arrijnë në një zgjidhje pozitive, paqësore, ku ne mund të jetojmë dhe të lulëzojmë së bashku në paqe,” tha 69-vjeçari.

RELATED STORIES

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

September 18, 2024
Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

September 18, 2024

Vitin e kaluar, Ukraina e ndaloi Seagal-in të hynte në vend për pesë vjet, duke përmendur arsyet e sigurisë kombëtare.

Aktori njihet për raportin e ngushtë me presidentin rus, Vladimir Putin. Aktori ka mbrojtur me zë të lartë politikat e liderit rus, duke përfshirë aneksimin e Krimesë në 2014, dhe ka kritikuar qeverinë amerikane.

Në vitin 2016, Putin i dha Seagal-it një pasaportë ruse. Seagal ka qenë një vizitor i rregullt në Rusi dhe ka shoqëruar Putinin në disa ngjarje të arteve marciale. Pasi i dha shtetësinë Seagal përmes një dekreti presidencial, Putin priti aktorin dhe i dorëzoi pasaportën.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL