albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home JETË/STIL

“Gazetarë pa flokë më kritikonin”, Ermali tregon momentin kur vendosi të merrej me motivim

by Editor
March 3, 2022
Reading Time: 1 min read
0
“Gazetarë pa flokë më kritikonin”, Ermali tregon momentin kur vendosi të merrej me motivim
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë intervistës për “Abc-ja e mëngjesit”, Ermali komentoi gjithashtu dhe angazhimin si motivues suksesi. Pak kohë më parë pati shumë diskutime nga persona që nuk besonin te kjo nismë e Ermalit. Ku u pyet për një koment nga Alban Musa, Ermali tha se ishte zhgënjyer nga  persona që mendonte se i kishte miq.

“Ka akoma njerëz që nuk besojnë te kjo. Para një vit e pak, kur doli ky lajmi se po bëj trajnime pati revoltë dhe nga miqtë tanë që mendoja se i kisha miq, disa gazetarë pa flokë, më shanin dhe thoshin se ku u bë ky që të bëjë këtë gjënë. Si vë faj dhe me vërtetë që këta njerëz nuk e kuptojnë këtë frymë.”, tha Ermali.

Ai gjithashtu tregoi se ka studiuar për t’u bërë një motivues ndërsa shtoi se dhe vetë para shumë vitesh, kur nuk mundte të arrinte atë që dëshironte, kishte kaluar një periudhë të keqe psikologjike.

RELATED STORIES

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024
Kjo është shenja më me fat e kësaj jave

Suksesi vjen kur nuk e prisni! Shenjat më me fat të Horoskopit këtë javë, me eklipsin e Hënës tek Peshqit

September 16, 2024

“Ishte një moment kur ti kërkon të kesh më shumë dhe beson se mund të jesh më shumë. Në këto momente kur para shumë vitesh doja të isha më shumë, të isha i suksesshëm, të kisha para, por nuk mundesha. Doja shumë por nuk mundesha.

Kur isha afër depresionit, dikush më jep një libër dhe ishte fillimi i gjithë rrugëtimit tim të studimeve dhe kur lexova, brenda një nate mu duk sikur pashë dritën.”, tha Ermali mes të tjerash duke shtuar se ka studiuar për t’u bërë motivues.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL