Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i ka bërë një kërkesë të hapur homologut rus, Vladimir Putin që të ulet në bisedime me të, për të gjetur një zgjidhje për luftën.
Në një mesazh drejtuar popullit, Zelensky ripersëriti kërkesën për Putinin, duke u shprehur se vetëm duke komunikuar të dy do mund t’i japin fund luftës së përgjakshme.
Ndër të tjera Zelensky i ka bërë thirrje NATO-s që të dërgojë avionë luftarakë në ndihmë të vendit të tij përballë pushtimit rus.
“Nëse nuk keni fuqinë që të përfshini Ukrainën në zonën e ndaluar të fluturimit ndaj Rusisë atëherë më jepni aeroplanë luftarakë. Nëse nuk dërgoni as këto, Zoti na ruajt, Letonia, Lituania, Estonia do të jenë viktima e radhës”
Këto vende janë pjesë e aleancës mbrojtëse të NATO-s, që do të thotë se nëse Rusia do të pushtonte një prej tyre, do të ishte në luftë me të gjithë anëtarët.