albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Ardian Muka fiton Durrësin/ Berisha : Spartak Braho bën fushatë për Lulzim Bashës

by Editor
March 3, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Ardian Muka fiton Durrësin/ Berisha : Spartak Braho bën fushatë për Lulzim Bashës
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha mbylli fushatën në Durrës këtë mbrëmje. Në zgjedhjet e 6 marsit Ardian Muka, i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” garon mes Luan Hotit të Partisë Demokratike dhe Emirjanoa Sakos të PS.

Ndër të tjera gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri sulmoi kundërshtarët. Sakon e PS, Berisha e akuzoi për fondet tërmetit si dhe aferën e inceneratorëve.

Ndërsa Hotin e PD-së e quajti edhe njëherë si monopol. Berisha tha gjithashtu se Spartak Braho bën fushatë për Hotin.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Zonja Sako nuk ka asnjë të drejtë të kërkojë votën e këtyre qytetarëve. Unë nuk i mohoj askujt një të drejtë kushtetuese, por për njerëzit ka një moral. Firma e zonjës Sako ndodhet si kryeinspetktore në dhjetëra dokumente në të cilat shkruhet se tërmeti i shtatorit nuk solli dëmtime, pikërisht këto ndërtesa morën jetë njerëzish të pafajshëm. Nëse do të meremetoheshin nuk do të ishin ato viktima. Në komision sapo iu bë pyetja ajo iku.

Krahas saj garon edhe një ish demokrat i shndërruar në monopolist, Luan Hoti. Dy fjalë do ti them. ke zgjedh Lul bravën ti qofsh, që zgjedh një humbës të pashpresë të lindur dhe kampion i humbjeve në 30 vite, por kjo është zgjedhja jote. Dy gjëra nuk të falen. Së pari nuk të falet monopoli. Ne jemi parti e biznesit zotëri, por anti-monopol.

E ka marrë vesh i gjithë Durrësi se Spartak Braho me porosi të Efi Ramës bën fushatë për Lul bravë. Asnjë votë për Lulzim bravën, për monopolet, për Spartak Brahon. Asgjë s’na lidh ne me ta. Të bashkohemi të gjithë së bashku në 6 mars dhe të votojmë Ardi Mukën”, tha ai.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL